Më të rejat
Të tjera
10Zyra per qira ne objektin me prestigjoz Down Town One! Zyrat jane te shtrira ne te gjithe katin e objektit dhe kane vetrate nga te katerta anet. Zyrta jane te paisura me sistem kondicionim, aspirim, ndricim dhe jane te shtruara me moket sikunder duhet te jene zyrat e nje kopanie ne nje objekt prestigjoz. Organizimi open-space. Disponojme edhe poste parkimi por jo te perfshira ne cmim
10Ky penthouse ofron një kombinim të jashtëzakonshëm të luksit, hapësirës dhe panoramës mbi Tiranën. Sipërfaqja: 293.3 m² bruto | 254.9 m² neto Mobilimi i gjithë nga marka te vleresuara nderkombetarisht Gervazoni &-Verzelloni Veranda: 580 m² private, e trajtuar me microcement dhe rezinë, me ndriçim perimetral dhe pamje 360° të qytetit. Kjo hapësirë mund të shndërrohet në një zonë rekreative ideale me fusha sportive, pishinë, spa, palestër apo vinotekë. Dhomat e brendshme Tualetet: Sistem multistrat & kaseta Geberit Pllaka Marazzi Prima Linea, mozaikë fitues të çmimeve ndërkombëtare Jacuzzi & hidrosanitare Ideal Standard (linjat premium, të vlerësuara për design) Zona e çiftit me dy lavamanë të realizuar me Onyx Tualeti matrimonial konceptuar si spa, me jacuzzi nga ku shihen kodrat e Liqenit Parketi: druri i importuar nga Treviso,(250 €/m²) Dyert e brendshme: druri masiv Dritaret / dyert e ballkonit: profil gjerman Inoutic, me triple xham, mekanizëm të avancuar dhe grila elektrike Garderoba Walking Wardrobe me dy nivele profile inox, hapësirë të madhe depozitimi dhe shikueshmëri të veshjeve Në qendër ndodhet mobilja ikonë Gjethja Ballkonet & pamja Apartamenti ka 4 ballkone, konceptuar nga arkitektët e City Forster si zgjatim natyral i ambienteve të brendshme, për të shijuar pamje të ndryshme të qytetit: Mali i Dajtit, Kodrat e Liqenit,dhe perëndimi i diellit. I gjithë apartamenti është modifikuar me dritare/dyer franceze, duke reduktuar muret perimetrale dhe krijuar një panoramë unike të Tiranës një ndërthurje natyrale mes qiellit, tokës dhe skyline-it kontemporan. Ky është një apartament që nuk ofron thjesht një vendbanim, por një përvojë jetese unike, ku luksin dhe arkitekturën bashkëkohore e përqafon panorama mahnitëse e qytetit.
9Një apartament që kombinon qetësinë, dritën natyrale dhe një pozicion perfekt në zemër të qytetit. I vendosur në Rrugën e Elbasanit, ky 2+1 ofron planimetri shumë funksionale dhe orientim jug-lindje, duke e mbushur ambientin me dritë gjatë gjithë ditës. Ballkoni ka pamje fantastike, ideal për kafe të qeta ose mbrëmje relaksi. Apartamenti është i investuar me rifinitura cilësore dhe mobilim minimal, gati për tu personalizuar sipas shijes suaj. Ndodhet në një objekt të vitit 2010, në kat optimal, me akses shumë të mirë dhe dokumentacion të rregullt pronësie. Është 95 m2 sipërfaqe totale. Një zgjedhje perfekte për banim komod ose investim të sigurt në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës.
6Downtown perfaqeson nje nga objektet me moderne dhe elitare ne Tirane, duke ofruar nje lokacion strategjik ne zemer te qytetit. Zona karakterizohet nga infrastrukture bashkekohore, akses i shkelqyer me arteriet kryesore dhe prani e bizneseve prestigjioze, institucioneve financiare dhe sherbimeve te ndryshme. Pozicioni i favorshem e ben nje adrese ideale per kompani qe kerkojne profesionalizem, komoditet dhe imazh te forte korporativ. Ofrohet me qira nje ambient zyrash qe perfaqeson nje siperfaqe te konsiderueshme te nje kati. Hapesira ofron mundesi te shumta organizimi, duke u pershtatur lehtesisht me nevojat e kompanive te ndryshme, qofte per open space, zyra te ndara apo kombinim te tyre. Fasadat e medha prej xhami sigurojne ndricim natyral gjate gjithe dites, ndersa standardet e larta te ndertimit garantojne nje ambient pune modern, funksional dhe komod. Kjo prone eshte zgjedhja ideale per kompani qe synojne te operojne ne nje nga adresat me prestigjioze te kryeqytetit, ne nje ambient qe reflekton seriozitet dhe identitet profesional.
10Apartament 2+1 te Rruga e Elbasanit, prane Ambasades Amerikane. Apartamenti ndodhet ne nje nga zonat me te preferuara te Tiranes, me akses te shpejte ne qender dhe prane sherbimeve, bareve, restoranteve dhe institucioneve kryesore. Organizohet ne nje ambient te bollshem ndenjeje, kuzhine, dy dhoma gjumi, tualet dhe hapesira te pershtatshme per nje jetese komode. Apartamenti ofron ndricim natyral dhe nje pozicion shume te favorshem. I pershtatshem per familje ose cift.
3Apartament 1+1 me qira prane Ambasades Amerikane , Rruga e Elbasanit. Jepet me qira apartament 1+1, i pozicionuar prane Ambasades Amerikane, në katin e parë të një pallati ekzistues. Apartamenti ofron një organizim praktik dhe funksional të hapësirave, duke krijuar një ambient komod dhe të përshtatshëm për jetesë. Organizohet në: Ambient ndenjeje dhe kuzhinë. Një dhomë gjumi. Një tualet.
10Te rruga e Elbasanit, perballe Fakultetit Ekonomik, ne nje zone shume te qete me ndertime kryesisht vila jepet me qira kat vileje papafingo. Papagingoja ndodhet ne katin e trete , me shkalle te dedikuara, me nje siperfaqe totale 168 m2, me nje organizim shume te bollshem me veranden e cila eshte tejet spacioze, sallonin e ndenjies me oxhak funksional, tre dhoma gjumi dhe dy tualete, te dyja me dritare. Papagingoja eshte me kat druri, mobilim shume te mire, hapsira tejet te shfrytzueshme ku duhet te permendim edhe mundesine e nje barbecue ne verande. Ndodhet ne zone shume te qete me akses direkt ne unazen e madhe, e rrethuar me kushte sigurie dhe me gjelberime. QIRAJA ESHTE PA TATIM TE PERFSHIRE( 15%).









