Vile Elitare ne shitje, me pishine prane TEG
Details
- Listing type: Sale
- Layout: 5+
- Size: 945 m²
- Furnishing: Unfurnished
- Bathrooms: 3+
- Building status: Under construction
- Year built: 2028
- Heating: Air conditioning
- View: Mountain
- Balcony | Terrace: Yes
- Garden | Yard: Yes
- 24/7 security | CCTV: Yes
- Storage | Basement: Yes
- Plot size: 850 m²
- Neighbourhood: TEG
Description
Vile Elitare ne shitje, pjese e nje kompleksi rezidencial prane TEG-ut! - Rezidenca është konceptuar si një kompleks rezidencial unik, projektuar të shtrihet në një zonë plot gjelbërim mes qetësisë së natyres dhe ajrit të pastër, larg zhurmës së qytetit, në hapësira që garanojnë mirëqenie në çdo aspekt, si në të tashmen ashtu edhe në të ardhmen. Pozicionuar fare prane qendres tregtare me te madhe ne vend, me akses direkt ne unazen e madhe te kryeqytetit, ne nje zone maksimalisht te zhvilluar, me cdo facilitet per nje jetese komode. - Komplesi ngrihet mbi një truall prej 46.000 m² në një sipërfaqe ndërtimi 50.000 m², ku pervec privacitetit të garantuar e çlodhës të vilave dhe apartamenteve vetiake, në të nuk mungojne parqet ku banorët mund të kalojnë momente të këndshme me fëmijët e tyre, hapësira sportive dhe rekreative, pedonale, parkim të dedikuar si edhe ambiente shërbimi. - Vila Elitare ka nje siperfaqe totale ndertimi 945m2, dhe siperfaqe totale parcele 850m2, te organizuara ne 2 kate mbi toke dhe nje kat nentoke. Ne katin perdhe pozicionohet kuzhina se bashku me ambientin e ngrenies, dhomen teknike dhe nje depo, salloni i ndenjes me akses direkt ne veranden e mbyllur, dy tualete, nje dhome gjumi, dhe shkallet e brendeshme te viles. Kati i pare eshte i dedikuar per zonen e nates, me hollin qe ben shperndarjen e ambienteve, 2 dhoma gjumi per femije, secila prej tyre me tualetin respektiv, nje dhome gjumi "Master", me dy garderoba dhe nje tualet me jacuzzi. Te gjitha dhomat e gjumit kane akses ne veranden e viles, te cilat ofrojne ambient relaksi, dhe pamje te lire brenda rezidences. Kati nentoke eshte i organizuar ne formen e nje ambienti rekreativ, me sallonin e dyte te ndenjes, bashke me kuzhinen dhe ambientin e ngrenies, nje palster, dhome per sauna, dhome masazhi, nje dhome gjumi, depo, 2 tualet, kantina dhe lavanderia. E rrethuar nga oborri i gjelbert, kjo vile ofron 3 poste parkimi te dedikuara, te mbyllura, si dhe nje pishine private. -Për të siguruar cilësinë maksimale gjatë fazës së ekzekutimit të projektit, një zyrë e specializuar e kontrollon atë vazhdimisht në mënyrë që gjithçka të kryhet në përputhje me standartet e panegociueshme europiane të cilësisë. Përveç kësaj, teknologjia me qasje të fortë ekologjike është ajo çfarë e diferencon këtë Per me shume informacion kontaktoni!
Location
Distance from
EducationNearest 660 m1
- Shkolla 9-Vjeçare, MarikajSchool660 m
Distances are straight lines (walking time is approximate). Data: © OpenStreetMap.
Mortgage calculator
An estimate. Your bank gives the exact interest and terms.







